Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez i kanë dal në ndihmë një shtatë vjeçarit që vuan nga një formë e rrallë e kancerit, transmeton VAR Kosova.

Shtatë vjeçari portugez, Tomas, u diagnostikua me një formë të rrallë të neuroblastoma në shtator të 2019, teksa sëmundja ju rikthye në tetor të vitit të kaluar.

Pasi u bë i njohur lajmi, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez i dolën në ndihmë, duke dhuruar para për shërimin e tij.

Bëhet e ditur se Tomas tashmë është në D’Hebron Hospital në Barcelonë, duke marrë tretmanin e nevojshëm.

Kjo është vetëm një nga shumë rastet që 36 vjeçari portugez është treguar altruist dhe ka ndihmuar të tjerët.