Sipas Sky Sport, menaxheri i Thomas Strakoshës ka takuar përfaqësuesit e skuadrës së Dortmund, në mënyrë që të arrihet një transferim i tij në Gjermani.

Strakosha do të zëvendësonte portierët e Dortmundit, Roman Burki dhe Marvin Hitz të cilët kanë bërë gafa trashanike dhe kanë pësuar shumë gola.

Edhe vetë portieri shqiptar është shprehur i hapur ndaj kësaj tratative, teksa disa ditë më parë shprehu dëshirën për të luajtur tek Dortmundi.