Alexander Isak është bërë vetëm futbollisti i katërt që shënon gola në tetë ndeshje rresht të Premier Leagues. 

Isak të mërkurën në mbrëmje, realizoi dy herë dhe asistoi në golin e tretë, në fitoren 3:0 të Newcastlet ndaj Wolverhamptonit. 

Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të elitës angleze. 

Sulmuesi i Suedisë, Isak, realizoi në minutën e 34-t e të 57-të, ndërsa asistimin e bëri për Anthony Gordonin, në minutën e 74-t. 

Newcastle ka 38 pikë në vendin e katërt, ndërsa Wolverhamptoni mbetet me 16 pikë, në garën për mbetje në elitë.