Meritan Shabani është në bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës për të veshur fanellën ‘Dardane’.
Burime afër futbollistit bëjnë të ditur që 21 vjeçari do të vendos shpejt për të ardhmen e tij.
Ish futbollisti i Bayernit të Mynihut, muajin e kaluar nënshkroi kontratë të re 3 vjeçare me Wolverhamptonin.
Ekipi anglez e huazoi te VVV Venlo në Holandë deri në fund të këtij sezoni.
Në kohën sa ishte futbollist i Bayernit, Shabani ka luajtur dy ndeshje me grupmoshën U20 të Gjermanisë.