Janari erdhi dhe shkoi, por Milot Rashica nuk arriti të largohej. Por, anësori i Werder Bremenit tani synon largimin nga klubi gjerman gjatë verës.
Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann kishte thënë se ylli i Kosovës nuk kishte marrë asnjë ofertë gjatë afatit kalimtar dimëror.
E ardhmja e Rashicës ka qenë në subjekt të spekulimeve vazhdimisht, derisa interesim konkret kishte pasur nga Aston Villa në verën e kaluar.
Villa kishte mbajtur bisedime me Werder Bremenin në shtator, por marrëveshja nuk ishte finalizuar.
Në janar, Aston Villa nuk kishte interesim për Rashicën, dhe klubi anglez e transferoi vetëm Morgan Sansonin nga Marseille.
“BirminghamMail” raporton se klubi nga “Villa Park” mund ta rikthejë interesimin për vushtrriasin në afatin kalimtar veror.