Lorik Cana do të jetë gjithmonë në zemrat e tifozëve shqiptar për lidershipin e tij dhe pasionin që ka pasur për Kombëtaren e Shqipërisë si kapiten i saj.

Cana me vite të tëra ishte idhulli i shqiptarëve por edhe në Evropë për shkak të paraqitjeve prej “një zemër luani” me skuadrat në të cilat luante. Koha më e mirë tij në futbollin evropian ishte ajo me fanellën e klubit legjendar francez, Olympique de Marseille.

Nostalgji kanë jo vetëm nga tifozët shqiptarë, por edhe nga UEFA.

Kjo e fundit ka shpërndarë dy ndërhyrjet e Canës brenda një momenti, për të kthyer në kujtesë ndërhyrjet  e famshme.

“Cili lojtar i bën sot këto”, është pyetja e ngritur.

Shiriti ndërron shumë krahë te Kombëtarja, por lideri i vërtetë është tërhequr pas Evropianit të Francës në vitin 2016.