Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka njoftuar se edicioni 2020/2021 i kompeticionit për të rinj nuk do të mbahet, transmeton VAR Kosova.
Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka marrë këtë vendim për shkak të situatës alarmante me virusin korona në Evropë.
Në njoftimin zyrtar thuhej se fillimisht ishte menduar një format tjetër, por për shkak të restrikcioneve në udhëtim nga shumë shtete evropiane, zhvillimi i kësaj garë këtë vit nuk është i mundur.
Kujtojmë që Real Madrid Juvenil është aktualisht kampion i Evropës./VAR Kosova