Mohamed Salah arriti që të fitojë edhe një penallti në Premier Ligë në ndeshjen e fundit ndaj Manchester Cityt, transmeton VAR Kosova.

Edhe pse kontakti ishte minimal me mbrojtësin portugez, Ruben Dias, Mohamed Salah u rrëzua në tokë me gjyqtarin e takimit që akordoi penallti.

Për shumëkënd kjo u cilësua si një mashtrim i radhës nga egjiptiani, i cili tashmë ka fituar reputacionin si një lojtar që bie në mënyrë teatrale.

Një fans në rrjetin social Twitter, ka bërë një përmbledhje të të gjitha “ndërhyrjeve të rrezikshme” që lojtarët e tjerë kanë bërë në Salah, dhe reagimin e ekzagjeruar të anësorit të Liverpoolit.