Sulmuesi Donis Avdijaj ka debutuar me fitore te AEL Limassoli që mposhti të dielën Paphosin me rezultat minimal, 1:0, në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit të Qipros.

Avdijaj luajti vetëm pjesën e parë, ndërsa me fitore AEL Limassoli ka marrë edhe kryesimin në kampionatin qipriot me 48 pikë.

Avdijaj skuadrës së Qipros iu bashkua ditë më parë nga skuadra holandeze, Emmen.

Ndërkohë, sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu ka luajtur nga minuta e 83-të për APOEL Nicosia që pësoi disfatë në shtëpi nga Achnasi me rezultatin 3:2.