Baseli ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të Superligës së Zvicrës në futboll.
Në kuadër të javës së 18-të, Baseli ka fituar me rezultat 1:3.
Comert dhe dygolëshi i Arthurit ia dhuruan fitoren mysafirëve, kurse Lukembila shënoi golin e vendasve.
Në këtë ndeshje, Pajtimi Kasami luajti 90 minuta për Baselin, kurse Edon Zhegrova ishte 90 minuta në bankën rezervë.
Me këtë fitore, Baseli mbetet në vendin e dytë me 30 pikë, kurse Lausanne në vendin e shtatë me 20 pikë.