Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, vlerësohet si dribluesi i dytë më i mirë në Evropë.
“Football Wonderkids” ka publikuar një listë me dribluesit më të mirë në Evropë, deri në moshë 23 vjeçare.
Futbollisti që aktivizohet te Baseli, Edon Zhegrova, renditet i dyti me 72 driblime të kompletuara.
I pari renditet ghanezi që aktiviziohet te Nordsjaelland, Kamaldeen Sulemana, me 76 dribilime të kompletuara.
Në listë është edhe ylli francez i PSG-së, Kylian Mbappe, ylli anglez i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, dhe Marcus Rashford i Manchester Unitedit.