Bayerni i Mynihut tremb rivalët e tjerë me interesimin e shfaqur për sulmuesin e Borussias së Dortmundit, Erling Haaland.

Presidenti i klubit të famshëm bavarez e la të hapur mundësinë rreth një transferimi hipotetik të 20-vjeçarit të talentuar norvegjez në radhët e klubit më të lavdishëm gjerman.

I pyetur nga gazetarët nëse Bayerni i Mynihut është një klub që i ka mundësitë për t’ia hequr nga duart rivalëve të përjetshëm një perlë të tillë, presidenti aktual i të kuqve Herbert Hainer u përgjigj shkurt, se klubi bavarez është një klub tepër i fuqishëm në aspektin ekonomik.

66-vjecari i cili ka qenë administratori i përgjithshëm i Grupit Adidas pranoi se pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe humbjeve për shkak të pandemisë së koronavirusit Bajerni është në gjendje për të marrë lojtarë të tillë, nëse në klub janë të bindur për vlerat dhe përfitimet që mund të sjellin ata.