Zeneli dhe Berisha qetësojnë tifozët, publikojnë pamje nga udhëtimi për në Kosovë

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, e ka dhënë një super-lajm të dielën mbrëma.

Futbollistët të cilët aktivizohen në Francë, Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Bersant Celina do t’i bashkohen Kosovës për ndeshjet e muajin mars

“Tashmë e kemi edhe konfirmimin se Berisha, Zeneli dhe Celina do ti bashkohen ekipit. Ne ua kemi plotësuar të gjitha kushtet klubeve dhe ata do të na bashkohen”, ka thënë Muharrem Sahiti për Kanal 10.

Ditë më parë, në një komunikatë të lëshuar nga liga e Francës, ishte njoftuar se klubet nuk do të mund të japin leje lojtarëve të cilat janë jashtë zonës së Bashkimit Evropian për shkak të masave anti-COVID-19