Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Burnley dhe Arsenalit, transmeton VAR Kosova.
Pas disa rezultateve jo të mira, Arsenali arriti të marrë fitore të madhe xhiron e kaluar në udhëtim te Leicester City.
Mikel Arteta beson se ajo fitore mund të ngrisë moralin e futbollistëve që ‘Topçinjtë’ të kthehen në rrugën e duhur dhe të luftojnë për një vend që dërgon në garat evropiane.
Formacioni bazë i Burnleyt: Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor, McNeil, Westwood, Brownhill, Gudmundsson, Wood, Vydra.
Formacioni bazë i Arsenalit: Leno, Chambers, Luiz, Mari, Tierney, Partye, Xhaka, Saka, Odegaard, Willian, Aubameyang.