Edinson Cavani sikur ka hedhur poshtë deklaratën e babait të tij, duke shprehur dashurinë për ekipin e ‘Djajve’ me anë të një fotografie.

Babai Cavanit sugjeroi që ai ishte i pakënaqur në Old Trafford, duke thënë se “nuk ndihet rehat” në Angli dhe “dëshiron të jetë më afër familjes së tij”.

Sulmuesi i United në Instagram ka postuar një foto të tij duke festuar me dorën në gjoks.Cavani e shoqëroi foton me një mbishkrim: “Krenar për të veshur këtë këmishë”.

Ndryshe, sulmuesi uruguajan u largua nga Paris Saint-Germain sezonin e kaluar dhe përfundoi një transferim falas në United tetorin e kaluar.

Ish-ylli i PSG, kontrata e të cilit do të skadojë në verë, ka shënuar shtatë herë dhe regjistruar dy asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Unitedin.