Ende nuk ka një përgjigje definitive nëse Valon Berisha do të luaj nesër ndaj Spanjës apo jo, sipas Bernard Challandesit.
Selektori zviceran i “Dardanëve” është paraqitur në konferencë për shtyp nga Spanjës, një ditë para ndeshjes me përfaqësuesen e këtij shteti.
Ai është pyetur edhe nëse Valon Berisha do të paraqitet në këtë ndeshje, teksa përgjigja e tij ishte kjo:
“Ne kemi tani një stërvitje dhe duhet ta testojmë, ai do provojë të stërvitet. Pastaj, do ta kuptojmë nëse Valoni do jetë në gjendje të luaj apo jo”.
Valon Berisha shkaku i një lëndimit pas ndeshjes miqësore me Lituaninë, nuk kishte mundur të luante as ndaj Suedisë të dielën mbrëma.
Kujtojmë se ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 20:45 në “La Cartuja” të Sevillas. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.