Humbja nga Manchester United duket se ishte vetëm një dështim aksidental për Manchester Cityn në Premier Ligë.

Skuadra e Pep Guardiolas është rikthyer te fitorja duke e mposhtur Soutmaptonin me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29 në kampionatin anglez.

Kevin De Bruyne dhe dhe Ryad Mahrez kontribuuan me nga dy gola në këtë triumf, kurse Gundogan me një tjetër për ta vulosur fitoren e tyre.

Ndërsa nga ana tjetër, golat për Southamptonin i realizuan Ward-Prowse dhe Adams.

Me këto tre pikë të reja, City tashmë i ka gjithsejtë 68 duke e vazhduar kështu kryesimin si skuadër e pa shqetësuar me 14 pikë dallim me ndjekësin e parë që është Manchester United.