Një nga ndeshjet më interesante që pritet të dhurojnë spektakël në Serinë A italiane për javën e 26-të është ajo që zhvillohet në “Allianz Stadium” ndërmjet Juventusit dhe Lazios.

“Zonja e Vjetër” dëshiron me çdo kusht pikët e plota për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit.

Lazio në anën tjetër ka synim një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër dhe nuk janë larg objektivit, megjithatë pikët janë të domosdoshme në Torino.

Sipas medieve italiane, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi nuk pritet të startoj për skuadrën kryeqytetase.

Përballja midis Juventusit dhe Lazios zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.