Skuadra gjermane, Borussia Dortmund zhvilloi takimin kthyes ndaj skuadrës së Sevillës, në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultat final 5-4.
BVB fitoi me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë si mysafir, ndërsa edhe me dy golat e sontëm rezervoi ‘bileten’ për kualifikimin në çerekfinale të LK.
Dy golat për gjermanët i shënoi superylli norvegjez, Erling Haaland, i cili për 14 ndeshje shënoi 20 gola në Ligën e Kampionëve.
Teksa, Messit iu deshën 40 ndeshje për të shënuar 20 gola në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldos iu deshën 56 ndeshje për të shënuar 20 gola në Ligën e Kampionëve.