Franca ka triumfuar në udhëtim te Kazakistani me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.
Pas vetëm 19 minutash lojë, Gjelat kaluan në epërsi me anë të Ouseman Dembel, që u asistua nga Anthony Martialn.
Derisa po përfundonte pjesa e parë, Franca shënoi edhe një herë, derisa tani ishte auto-gol nga Sergiy Maliy (44’).
Në 45 minutat e dytë francezët fituan një penallti, mirëpo Kylian Mbappe dështoi në minutën e 75-të, ta konvertonte në gol.
Mirëpo, me dy gola, Franca triumfoi, duke marrë kështu fitoren e parë në këto kualifikime pasi në takimin e parë barazoi.
Aktualisht kampioni në fuqi i botës është lider i Grupit D me katër pikë, Bosnja e Hercegovina, Finlanda e Ukraina me nga një dhe Kazakistani ende pa pikë.