Është duke u zhvilluar takimi miqësor i Kombëtares së Kosovës me Lituaninë.
“Dardanët” luajnë takimin e parë të vitit 2021, ku pastaj në program janë dy takimet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ndaj Suedisë dhe Spanjës.
Bernard Challandes ka preferuar që në sulm të jenë yjet siç Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli.
Arbër Zeneli ka kaluar Kosovën në epërsi me një gol të bukur nga ana e majtë në minutën e 26-të të takimit.