Penalltia e humbur e Lionel Messit thuhet se duhej të ishte rikthyer pasi rishikimet tregojnë se Marco Verratti ishte brenda gjysmë rrethit të zonës dhe mund të ketë penguar goditjen e yllit të Barcelonës.

Superylli i Barcelonës kishte një shans të lavdishëm për të çuar ekipin e tij në epërsi 2-1 në Paris Saint-Germain para fundit të pjesës së parë.

Një gol në atë pikë mund të kishte transformuar ndeshjen dhe klubi katalunas mund të ëndërronte rikthimin e madh.

Megjithatë, penalltia u humb nga Messi, pasi goditja e argjentinasit u prit nga portieri Keylor Navas, i cili arriti të devijonte topin në traversë.

Por, ka nga ata njohës të futbollit që mendojnë se penalltia e Messit duhej përsëritur.

I tillë është ish-futbollisti Joe Cole, tani ekspert në BT Sport, i cili mendon se penalltia duhej rikthyer pasi që Marco Verratti ishte ‘gati në shpinë të Messit’.

“Ai është gati në shpinë të Messit! Ai është shumë brenda”, deklaroi Cole.

I të njëjtit mendim ishte edhe anglezi tjetër, Owen Hargreaves, i cili tha se VAR-i duhej të reagonte.