Rrahmani

Në San Siro, Milani dhe Napoli zhvillojnë ndeshjen kryesore të xhiros së 27-të në kampionatin italian.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani nuk ka mundur të rikuperohet nga lëndimi që pësoi javën e kaluar dhe kështu nuk është përfshirë fare në skuadër.

Rrahmani për disa xhiro radhazi ishte titullarë duke shfrytëzuar mungesën e mbrojtësit grek, Kostas Manolas.

Ndërsa, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj është nga minuta e parë në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për napolitanët.

Rossonerët ndodhen nëntë pikë prapa Interit dhe duan të arkëtojnë pikë të plota. Në anën tjetër, Partenopei pozicionohen në vend të gjashtë në tabelë me pesë pikë prapa vendit të katërt.

Formacionet zyrtare:

A.C Milan:

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, L Insigne.