Pas fitores së thellë mbrëmjen e kaluar ndaj Lituanisë, sytë e “Dardanëve” kthehen nga takimi me Suedinë, takim i vlefshëm ky për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari “2022”.
Teksa mbrëmjen e kaluar ishte njëri ndër më të mirët në fushë, Ibrahim Dreshevic, do të mungojë ndaj Suedisë për shkak të kartonit të kuq që mori edicionin e kaluar të Nations League ndaj Moldavisë.
Kjo mungesë bëhet jashtëzakonisht domethënëse kur dihet fakti se Amir Rrahmani është i lënduar, teksa edhe Betim Fazliu ka gjasa që të mos jetë i gatshëm për takimin ndaj Suedisë.
Kujtojmë që Kosova luan ndaj Suedisë këtë të dielë, ndërsa tri ditë më pas udhëton drejt Sevillas për takimin ndaj Spanjës.