Gabriel Magalhaes shënoi një gol të rëndësishëm për Arsenalin në fitore ndaj Olympiacosit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të ekipeve më të mira në Ligën e Evropës, shkruan “football.london”.
Braziliani shënoi pas një asistimi nga Willian, por Gabriel dukej se e kishte lënduar në dyluftim mbrojtësin e Olympiacosit, Yann M-Vila.
Mbrojtësi francez kërkoi stafin mjekësor të kontrollojë se a është në gjendje të vazhdojë ndeshjen, derisa komentatorët e “BT” menduan se goli do të anulohej nga VAR, por goli u pranua dhe disa nga lojtarët argumentuan mes veti.
Sokratis Papastathopoulos dhe Granit Xhaka argumentuan për golin e shënuar ku greku i thotë Xhakës se goli nuk duhej pranuar pasi që ishte faull, derisa Xhaka i tregonte atij se ishte goli i shënuar në mënyrë përfekte nga Gabriel.
Në një intervistë para lojës me “football.london”, Sokratis shtoi se vazhdon të mbajë kontakte me Granit Xhakan edhe pas largimit nga Arsenal në afatin kalimtar të janarit.
“Unë flas me lojtarët dhe ata ishin të ngazëllyer që do të luanim kundër meje, jam i afërt me David Luiz, Xhakën, Aubameyang, Lacazette, Bellerin dhe Cedric Soares, këta janë lojtarët që mbajë kontakte”, tha greku.
Sokratis foli edhe për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.
“Unë flas me lojtarët dhe natyrisht që është ndryshe të luash kundër tyre por prapë unë dua të fitojë dhe me Olympiacos të kualifikohemi në raundin tjetër. Miqësia është gjë e mirë por më i mirë është kualifikimi”, shtoi ai.
Arsenali në ndeshjen e parë ndaj Olympiacos fituan me rezultat 1:3 dhe javën e ardhshme presin në “Emirates Stadium” ekipin grek në ndeshjen e kthimit.