Kombëtarja e Shqipërisë e ka pësuar humbjen e parë kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në “Air Albania”, në Tiranë, Shqipëria ishte nikoqire e Kombëtares së Anglisë.
Ndeshja që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë i takoi “Tre Luanëve” me rezultat të pastër, 0:2.
Pas ndeshjes, ylli i Anglisë, Harry Kane është deklaruar për ndeshjen ndaj Shqipërisë,
“Mbrojtja e Shqipërisë ishte e mirë. Ne e merituam tre pikët”, deklaroi Kane në “SuperSport”.
“Ishte e vështirë, Shqipëria ka një skuadër të mirë, nuk mund të jap ndonjë vlerësim me numra”, tregoi ai.