Janë zbuluar 10 favoritët për çmimin e lojtarit më të mirë në botë në futboll, “Ballon D or”, transmeton VAR Kosova.
Ky çmim nuk u dha sezonin e kaluar pasi France Football, vendosi që pandemia e Covid 19 kishte shkaktuar shumë dëme ndaj nuk do të ishte fer që ndonjë lojtar të shpërblehej me të.
Shumë fansa kritikuan këtë vendim, duke thënë se sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ishte fitues, duke qenë se pati një sezon fantastik me gjermanët, ku fitoi tripletën duke u shpallur topgolashënues në të gjitha kompeticionit.
E përditshmja spanjolle “MARCA”, ka zbuluar renditjen e 10 favoritëve për ta fituar çmimin këtë vit:
1 Kylian Mbappe
2 Robert Lewandowski
3 Cristiano Ronaldo
4 Neymar
5 Bruno Fernandes
6 Kevin De Bruyne
7 Erling Haaland
8 Lionel Messi
9 Harry Kane
10 Luis Suarez