Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland sheh mundësinë e kalimit tek vetëm gjashtë klube evropiane, dhe Chelsea nuk është njëri nga ta, transmeton VAR Kosova.

20 vjeçari suedez llogaritet se ka vlerën 110 milionë euro, ndërkohë klauzola e largimit që fillon nga viti i ardhshëm është 75 milionë euro.

Ishte vetë agjenti i lojtarit, Mino Raiola i cli tregoi se vetëm 10 klube mund ta përballojnë Erling Haaland, por lojtari ka sy vetëm për gjashte klube.

Këto janë Manchester City, Manchester United, Liverpool, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Chelsea nuk bën pjesë, ndonëse ka shprehur interesim të madh për të, pasi lojtari mendon se blutë e Londrës ende nuk janë në nivelin e duhur sportiv për të luftuar për trofe./VAR Kosova/