Weston Mckennie zyrtarisht lojtar i Juventus.

Mesfushori 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me “Bianconeri” pasi që skuadra italiane ka arritur marrëveshje me klubin gjerman Schalke 04.

Shuma që paguan klubi italian ishte 18.5 milionë euro.

Ai ka firmosur deri në vitin 2025.

McKennie erdhi në Juventus si i huazuar në afatin veror, por që kishin opsionin e blerjes të lejuar.

Këtë edicion ka luajtur në 31 ndeshje duke shënuar pesë gola dhe dy asistime në të gjitha garat.