Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani, që të dy do të marrin rrugën për në Prishtinë në fund të muajit mars.

Dyshja e Torinos mezi u pajtua me klubin italian për të udhëtuar në Kosovë shkaku i pandemisë Covid-19. Sipas burimeve të IndeksOnline, kuptohet se dyshja mezi i bindi drejtuesit e klubit të Torinos për të marrë lejen e tyre për ardhjen në Kosovë – për ndeshjet e kësaj të fundit në parakualifikimet e Kupës së Botës ‘Katari 2022’.

Pra, si Vojvoda ashtu edhe Samir Ujkani kanë marrë ftesë nga trajneri, Bernard Challandes dhe do të jenë në listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Lituanisë (miqësore), Suedisë dhe Spanjës (parakualifikime).

Kujtojmë që Ujkani është portieri i katërt i ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për këto ndeshje, pas Betim Halimit, Visar Bekajt dhe Arijanet Muric.