Kombëtarja e Kosovës në futboll po përballet me disa telashe para ndeshjeve të muajit mars.

Pas anulimit të stërvitjeve të djeshme, sot ka pasur edhe disa zhvillime të reja.

Portieri i Kosovës, Aro Muric është larguar nga grumbullimi i kombëtares për arsye disiplinore.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, Kosova ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore para tri ndeshjeve që na presin në 8 ditët e ardhshme.

Në këtë seancë stërvitore përveç të larguarit, Aro Muric ka munguar edhe mbrojtësi, Amir Rrahmani.

Rrahmani kishte pësuar një dëmtim me Napolin në ndeshjet e fundit dhe siç duket ende nuk është i gatshëm 100% për ballafaqimin e nesërm ndaj Lituanisë.

Vlen të theksohet se kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Lituaninë neser nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.