Portieri spanjoll i Manchester United, David De Gea, është duke kaluar disa probleme personale, transmeton VAR Kosova.

Sipas raportimeve të mediave angleze, De Gea pritet të mungojë në gjashtë sfidat e ardhshme që United i luan në të gjitha garat për shkak të problemeve personale.

Ende nuk është sqaruar se për çfarë probleme saktësisht bëhet fjalë.

“Është çështje personale. Do të marr kohë sa i duhet” – u shpreh Ole Gunnar Solskjaer.

Portieri i parë i United në këtë ndeshje do të jetë Dean Henderson, i cili ishte në portë edhe në barazimin e mbrëmjes së kaluar ndaj Crystal Palace.