Gjilani është bërë me trajner të ri pas largimit të Bylbyl Sokolit.

Gjatë ditës së sotme, Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit pas humbjes së djeshme nga rivalët e qytetit, Drita.

Drejtimin e skuadrës e ka Ismet Munishi, i cili pak momente më parë është takuar me presidentin e klubit, Florim Zuka.

May be an image of 2 people and indoor


Lajmin e ka konfirmuar Zuka, i cili në një pronocim u shpreh se tani e tutje trajner i Gjilanit do të jetë Ismet Munishi.

“Po është e vërtetë, Bylbyl Sokoli është larguar nga pozita e kryetrajnerit të Gjilanit, ndërkohë pozitën e tij e ka marr Ismet Munishi”. – u shpreh ai.

Kujtojmë që Ismet Munishi ishte pjesë e Ballkanit deri në dhjetor të vitit të kaluar.