Amir Rrahmani pritet të mungojë në duelin që Napoli e luan të dielën në udhëtim te Milani.
“Corriere dello Sport” ka shkruar të shtunën se sërish do të ketë ndryshime në mbrojtjen e napolitanëve, për shkak të dëmtimit të kapitenit të Kosovës.
Sipas mediumit italian, Rrahmani ka probleme muskulore dhe tekniku Gennaro Gattuso tani pritet që të luajë me Manolasin e Maksimoviqin.
Gazeta italiane shton tutje se Rrahmani nuk do të mungojë vetëm për duelin ndaj Milanit, por edhe ndaj Romës po ashtu.