Leicester City është njëri ndër klubet më simpatike të Premier Ligës angleze, ku përherë janë në maje të tabelës përkundër shpenzimeve modeste në krahasim me rivalët e tyre, transmeton VAR Kosova.

Në gusht të vitit 2019, “Dhelprat” kishin shitur yllin e ekipit, Harry Maguire tek Manchester United për shifrën rekorde botërore për një mbrojtës, 80 milionë funte.

Maguire kishte bërë 69 paraqitje për Leicesterin, teksa ishte afruar vetëm dy vite më parë nga Hull City, klub i cili kishte rënë nga elita e futbollit anglez.

Me të hyrat rekorde nga shitja e Maguire, Leicester City ndërtoi një nga qendrat më të mira të stërvitjes në botë, nga ku rritën nivelin e performancave të tyre duke kulmuar me eliminimin e Manchester United në FA Cup të dielën e kaluar me rezultat 3-1.

Leicester City's Spectacular New Training Ground: The Numbers

“Foxes” nën drejtimin e Brendan Rodgers poashtu janë në rrugë të mbarë për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke rikonfirmuar edhe njëherë rëndësinë e investimeve me mend ne kohën e duhur./VAR Kosova/