Erling Haaland është shndërruar në një makineri golash këtë sezon në Bundesligë me fanellën e klubit Borussia Dortmund. Haaland konsiderohet si ndër sulmuesit më të mirë në botë, pasi statistikat e tij janë të frikshme në vitin e fundit.

Dortmund ka krijuar një treshe tejet të rrezikshme me Haaland, Jadon Sancho dhe kapitenin Marco Reus, pasi përveç bashkëpunimit në fushë, janë edhe miq të mirë jashtë saj.

Sulmuesi norvegjez në ndeshjet e fundit festimin e golave me bashkëlojtarët është duke e bërë në një mënyrë të çuditshme.

Gjatë festimit të golit me Reus, ai e kapi për fyti mesfushorin gjerman, e po ashtu edhe belgun Thorgan Hazard, vëllain e Eden Hazardit.

Norvegjezi, 20 vjeçar, shquhet edhe për fizikun e tij të ndërtuar me muskuj, duke e bërë një sulmues të kompletuar.

Në këtë sezon ai ka shënuar 29 gola në 28 paraqitje. /VAR Kosova/

https://www.instagram.com/p/CMFixa2nh6R/?fbclid=IwAR0tctBoDKZIDghVDnZ7F8_iCimNf1avvtzGTXThghoVeR4JBm1ptM7EYnk