Steven Gerrard ka shkruar histori me klubin skocez Rangers. Gerrard ka fituar trofeun e parë të tij si trajner por edhe të parin për Rangers pas një dekade, shkruan VAR Kosova.

Me dështimin e rivalit të përbetuar Celitic për të fituar, Rangers edhe zyrtarisht fitoi titullin duke bërë që të nisë festa e madhe e tifozëve.

Përkundër pandemisë Covid 19, tifozët e Rangers ishim mbledhur para dyerve të stadiumit “Ibrox” duke i bërë një pritje madhështore tashmë legjendës së klubit, Steven Gerrard.

Gerrard i mahnitur nga pritja e tyre, ka publikuar incizimin në rrjetet sociale.

Rangers është shpallur dje (e diel) edhe zyrtarisht kampion i sezonit 2020/21 në Superligën e Skocisë.

Ekipi i drejtuar nga Steven Gerrard ka kurorëzuar një super-sezon, duke u shpallur më i miri i ligës.

Shpallja e Rangersit kampion i ri i Skocisë erdhi dje (e diel) pasi ndjekësit më të afërt, Celticu barazoi 0-0 me Dunnde.

Ky trofe për Rangersin vjen pas plot 10 viteve dhe është i 55-ti në histori të klubit dhe disa gjiro pa përfunduar sezoni i rregullt.

Në 32 ndeshje të zhvilluara deri tani këtë sezon, Rangers janë të pamposhtur me 28 fitore dhe 4 barazime.