Milani ka marrë një fitore shumë të vështirë dhe të rëndësishme në javën e 28-të në Serie A.
“Rossonerët” triumfuan 2:3 me përmbysje të rezultatit ndaj Fiorentinës në stadiumin “Artemio Franchi”.
Milani ishte i pari që kaloi në epërsi në minutën e nëntë me Ibrahimoviqin, për ta barazuar Pulgar vetëm nëntë minuta më vonë.
Ribery përmbysi rezultatin në 2:1 në minutën e 51-të, kurse Brahim Diaz barazoi për “kuqezinjtë” në të 57-tën minutë.
Për golin e tri pikëve për Milanin u përkujdes mesfushori turk, Hakan Calhanoglu që shënoi në minutën e 73-të.
Me këtë fitore Milani mbetet në vendin e dytë me 56 pikë, gjashtë më pak se Interi që është një lojë më pak.
Fiorentina zë vendin e 14-të në tabelën e klasifikimit me 29 pikë të tubuara.