Ylli i Werder Bremenit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon shkëlqimin në Bundesliga.
Faqja e Bundesligës ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës, ku bëjnë pjesë tre yje të Bayernit.
Bashkë me Lewandowskin, Gortzekan dhe Sulen në këtë formacion figuron edhe emri i sulmuesit kosovar, Milot Rashica.
Ish-sulmuesi i Vitesses dhe Vushtrrisë, pati një paraqitje fenomenale në fitoren 2:1 të Werder Bremenit ndaj Eintracht Frankfurtit.
Pas paraqitjeve të mira me klubin e Werderit, Rashica ka pranuar notën 8.2 dhe ka zënë vend në 11-shën më të mirë të Bundesligës.




























