Ish mbrojtësi i Arsenalit, Emmanuel Eboue, do të kujtohet gjithmonë si njëri nga lojtarët më karizmatik të futbollit, transmeton VAR Kosova.
Njëri ndër momentet më ikonik në karrierën e mbrojtësit nga Bregu i Fildisht, erdhi në qershor të vitit 2010, ku kombëtarja afrikane ishte duke fituar 3-0 ndaj Koresë së Veriut në sfidën e fundit të grupit.
Eboue vendosi ta përcjelli mesfushorin e Koresë së Veriut, duke u afruar afër trajnerit kundërshtarë, me pretendimin se kuptonte gjuhën.
Në një intervistë shumë vite më vonë, Eboue u shpreh se nuk kishte idenë se çfarë ishte thënë, vetëm se kishte tundur kokën duke thënë “në rregull”.
VIDEO: