Trajneri i Dinamos Francesco Moriero dhe ndihmësit e tij Fabrizzio Miccoli e Christian Parabita kanë njoftuar dorëheqjen nga klubi kryeqytetas mbrëmjen e sotme, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ka qenë vetë ish mesfushori i Interit, Moriero, ai që njoftoi për largimin, duke mos bërë të ditura shkaqet e këtij divorci sa të shpejtë, aq edhe të papritur me klubin e Dinamos, që është pretendent për t’u rikthyer në Superiore.
Dyshja Moriero-Miccoli erdhën pak javë më parë te Dinamo, për të zëvendësuar Fabrizio Camarattën e larguar drejt Apolonisë, por eksperienca e tyre përfundoi në mënyrë shumë të shpejtë.
Ndërkohë nga klubi dinamovit ka reaguar presidenti Pontrelli, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe se do t’u besojë trajnerëve shqiptarë.