Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho ka treguar një histori epike gjatë kohës sa ishte trajneri i Interit, ku për lojtar kishte Mario Balotellin, transmeton VAR Kosova.
“Mund të shkruajë një libër 200 faqe me Mario Balotellin por ai libër nuk do të ishte dramë, do të ishte komedi”.
“E mbaj mend një ndeshje në Ligën e Kampionëve ndaj Rubin Kazan, ku nuk kisha sulmues tjetër pasi Diego Milito dhe Eto ishin të lënduar, ishte vetëm Mario”.
“Mario morri karton të verdhë në minutën e 42-të të takimit, teksa unë kalova gjithë pushimin e pjesës së parë, duke i thënë që të ishte i kujdesëshëm që të mos ndëshkohej me karton të kuq në pjesën e dytë”.
“Në minutën e 46-të, ai mori kartonin e kuq” – përfundoi Mourinho.
Kujtojmë që Mario Balotelli asnjëherë nuk përmbushi potencialin e tij fillestar, teksa tani luan në AC Monza.