Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Suedisë do të përballen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, në grupin B. Kjo ndeshje është e para për Kosovës në këtë cikël kualifikues, ndërsa për suedezët e dyta pasi ditë më parë kanë mposhtur Gjeorgjinë.

Kur kanë mbetur më pak se një orë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.

Në portë përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka vendosur përsëri për portierin Samir Ujkani, i cili do të jetë edhe kapiteni i skuadrës.

Në qendër të mbrojtës do të jenë Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti.

Ndërsa, për suedezët nga minuta e parë do të jetë super sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Më poshtë keni formacionet zyrtare:

Kosovë: Ujkani; Kololli, Aliti, Vojvoda, Hadergjonaj, Kryeziu, Halimi; Zeneli, Celina, Rashica; Muriqi.

Suedia: Nordfeldt, Augustinsson, Helander, Lindelof, Lustig, Claesson, Larsson, Forsberg, Olsson, Isak, Ibrahimovic.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 20:45.