Manchester United e ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Pas vetëm dy minutash lojë në stadiumin Etihad, Djajtë e Kuq kaluan në epërsinë me anë të penalltisë.

Ishte Gabriel Jesus që shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në Anthony Martialin dhe Anthony Taylor dha 11-metërsh për Unitedin.

Nga pika e bardhë, i saktë u tregua Bruno Fernandes që mposhti Edersonin që ishte afër të ndalte gjuajtjen e portugezit.

Më pas, City filloi dominimin e takimit, duke bërë disa gjuajtje në portën e skuadrës mysafire, por Dean Henderson ishte në vend.

Rastin më të mirë në 45 minutat e parë për Cityn e lëshoi Jesus, që pranoi një pasim maestral nga Riyad Mahrez.

Pjesa e dytë po ashtu filloi më mirë për mysafirët që shënuan golin e dytë me anë të Luke Shaw në minutën e 50-të nga një asistim i Marcus Rashford.

City kishte disa shanse të mira shënimi, mirëpo Raheem Sterling e Gabriel Jesus i lëshuan shanset e qindtpërqindta

Kështu, United i dha fund ecurisë fantastike të Cityt për 21 ndeshje radhazi pa pësuar humbje.

Pas javës së 27-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 65 pikë, derisa United është në të dytin me 11 më pak.