Michael Owen ka akuzuar në mënyrë të çuditshme sulmuesin Sadio Mane se nuk rrëzohet as pas ndërhyrjeve në zonën e penalltisë sepse ai po përpiqet të ndalojë Mohamed Salah të mos shënojë më shumë gola se ai.

Liverpool mori humbjen e pestë radhazi në shtëpi të enjten mbrëma, ndërsa goli i pjesës së dytë të Mason Mount ia solli fitoren 1-0 Bluve ndaj Reds.

Në minutën e nëntë të lojës, Mane uli një harkim nga Trent Alexander-Arnold në zonë, duke ia ‘vjedhur kohën’ mbrojtësit Andreas Christensen, i cili më pas pati kontakt me sulmuesin.

Ish-lojtari i Southamptonit mund të ishte rrëzuar, por përkundrazi qëndroi në këmbë, për bezdi të disa tifozëve të Liverpoolit, dhe në fund sulmi shkoi huq.

Ish-sulmuesi i Reds, Owen doli me një teori të egër, duke pretenduar se 28-vjeçari nuk po fiton me qëllim penallti, pasi dëshiron që Salah të mos shënojë gola.

“Nuk mund ta besoja se ai nuk u rrëzua, unë nuk po e mbështes atë. Ishte një prekje e shkëlqyeshme dhe ai ndoshta mendoi se mund të kishte një shans… por ai bëri diçka të ngjashme një javë më parë kundër Sheffield United”, ka thënë fillimisht Oëen për Optus Sport.

“Thjesht pyes veten, dhe mund të jetë pak nga mendimet e këqija që më futen në kokë, Mo Salah është një goditës penalltish në këtë skuadër dhe nëse Mane mendon se po gjen një shans për të shënuar ai mendon “Epo unë do të shënoj, nëse nuk qëndroj në këmbë, Mo Salah do të marrë një tjetër penallti”.