Visar Bekaj, që luan te klubi shqiptar, KF Tirana është portieri i radhës që ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.
Para pak ditësh, Betim Halimi, e konfirmoi se është ftuar nga Bernard Challandesi për takimet e muajit mars, ndaj Lituanisë (miqësore), ndaj Suedisë dhe Spanjës (për parakualifikimet në Kampionatin Botëror).
Me Visar Bekajn, vërehet se treshja e portierëve është kompletuar edhe pse ende nuk është zbuluar lista e plotë.
Duke e parë se gjithmonë ftohen tre portierë, këtë herë mund të ketë mungesë të kapitenit, Samir Ujkani!
Pra, treshja e portierëve për këto ndeshje do të jetë: Arijanet Muriçi, Betim Halimi dhe Visar Bekaj.
Bekaj gjatë vitit 2021 me klubin shqiptar, ka të zhvilluara 990 minuta (11 ndeshje) dhe ka pranuar 8 gola.