Me rezultat 3-1, Portugalia e ka mposhtur Luksemburgun në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A kualifikues për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Vendasit shënuan të parët përmes Gerson Rodrigues, mirëpo në fund të pjesës së parë Diogo Jota e barazoi rezultatin (45’+2).

Një harkim nga këndi të Pedro Neto e shfrytëzoi Joao Palhinha (80’) për ta vendosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Portugalia është në krye të Grupit A me shtatë pikë, aq sa ka edhe përfaqësuesja e renditur në vend të dytë.