Skuadra e Arsenalit pësoi humbje nga Olimpiacos (0-1), por u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Evropës falë fitores në ndeshjen e parë me rezultat 1-3.

Mesfushori Granit Xhaka ka thënë se është i zhgënjyer me humbjen, por i lumtur me kualifikim.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin e mbrëmjes së sotme, por shumë i lumtur që po kalojmë tutje. Duhet shumë më shumë punë dhe ne do të japim gjithçka”, ka thënë Xhaka.