Gjatë ditës së djeshme rezultuan pozitiv me Covid 19, kapiteni i Interit, Samir Handanovic dhe mbrojtësi D Ambrosio, transmeton VAR Kosova.

Sot skuadra italiane ka bërë publike që edhe dy lojtarë të tjerë, Stefan De Vrij dhe Matias Vecino janë infektuar me koronavirus.

Duke pasur parasysh këto raste, autoritetet lokale në Milano kanë marr vendim që ndeshja e Serie A ndaj Sassuolos e planifikuar të mbahet për këtë javë, të shtyhet për një datë tjetër.

Gjithashtu asnjë lojtarë i Interit nuk do të lejohet të udhëtojë për ndeshjet internacional të muajit mars.