Me fitoren e Bayern Munich ndaj Lazios dhe Chelsea ndaj Atletico Madrid mbrëmjen e kaluar përfundoi faza e parë e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Shorti për çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të hidhet të premten në selinë qendërore të UEFA-s në Zvicër.
Në një simulim nga superkompjuteri, Liverpooli i bie që të ndeshet me kampionët aktual të Evropës, Bayern Munich.
“The Reds” ishin takuar me Bayern Munich në sezonin 2018/2019, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-1, sezon gjatë të cilit skuadra e Jurgen Klopp edhe fitojë garën më prestigjioze evropiane.
13 herë kampionët e Evropës, Real Madrid është caktuar të luajë ndaj PSG, ndërkohë Manchester City ndaj Portos.
Shorti i përgjithshëm:
– Manchester City vs. Porto
– Real Madrid vs. Paris Saint-Germain
– Liverpool vs. Bayern Munich
– Chelsea vs. Borussia Dortmund